Egjipt, autoritetet shkëpusin internetin

28/01/2011 09:00

Lidhja e internetit është shkëputur nga autoritetet mëngjesin e sotëm në Egjipt, ndërsa pritet që protestat e dhunshme anti-qeveritare të arrijnë kulmin sot, në ditën e tyre të katërt.

Sipas raportimit të “Associated Press”, trupa elitë komando dhe njësi antiterrori janë vendosur në pikat strategjike të kryeqytetit Kajro, ndërsa parashikohet që më vonë gjatë ditës të zhvillohen protestat më masive të këtyre ditëve.

Egjiptianët kërkojnë fundin e regjimit autoritar të 82-vjeçarit Hosni Mubarak, presidenti që drejton vendin që prej vitit 1981. Rrjetet sociale dhe faqet e internetit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e protestave në vend.

Top Channel