Egjipt, 5 të vdekur në Kairo

28/01/2011 21:25

Janë 5 viktimat gjatë përleshjeve të ditës së sotme në Kairo.

Lajmin e bëjnë të ditur burime mjekësore të kryeqytetit egjiptian.

Të gjithë të vdekurit janë protestues. Nuk janë sqaruar ende arsyet e humbjes së jetëve.

Të plagosurit e përleshjeve në Kairo janë 870, disa prej të cilëve agjentë policie.

Disa nga të plagosurit janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel