Dhuna në Egjipt, SHBA: Situata zgjidhet nga populli

28/01/2011 22:50

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar edhe njëherë tjetër për situatën e rëndë të krijuar në Egjipt pas përshkallëzimit të dhunës në protestat popullore anti-qeveritare.

Më anë të zëdhënësit, Robert Gibs, Shtëpia e Bardhë deklaron se situata mund të zgjidhet vetëm nga populli egjiptian dhe i ka kërkuar qeverisë vendase të dëgjojë kërkesat legjitime të protestuesve.

“Situata në Egjipt duhet të zgjidhet vetëm nga populli egjiptian dhe qeveria duhet të degjojë kërkesat legjitime të popullit”, tha Gibs.

SHBA ka kritikuar gjithashtu përdorimin e tepruar të dhunës nga ana e autoriteteve të sigurisë dhe ka kërkuar heqjen e ligjeve të emergjencave.

Shtëpia e Bardhë nënvizon se situata është një shans mjaft i mirë për kryerjen e reformave në vend dhe se për shkak të trazirave në vend do të rishohë ndihmat për Egjiptin.

Top Channel