Britani, arrestohen hakersat pro Wikileaks

28/01/2011 12:45

Policia britanike arrestoi gjatë mbrëmjes së shkuar pesë të rinj të kërkuar për shërbime piraterie në internet në favor të Wikileaks, bëri të ditur “Associated Press” në mesditë.

Sipas komunikatës së policisë së Londrës, ata ishin pjesë e një grupi të quajtur “anonimët”, të cilët goditën faqe të konsideruara si armike me interesat e Julien Assange.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, FBI ka arrestuar deri tani mbi 40 persona mbi të cilët rëndëjnë të njëjtat akuza.

”FBI është duke punuar ngushtësisht me organizmat e tjerë ndërkombëtare për të luftuar krimin kompiuterik”, deklaroi Zyra e Hetimeve Federale.

Sipas legjislacionit britanik dhe atij amerikan, sulmet kompiuterike përmbajnë një dënim deri në dhjetë vjet burgim.

Top Channel