Bora paralizon Nju Jorkun

28/01/2011 04:00

Paralizohet veriu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të dytën herë radhazi brenda këtij sezoni dimëror.

Si gjithmonë më të prekur janë Uashingtoni, Bostoni dhe Nju Jorku. Madje në Nju Jork janë bllokuar rrugët, aeroportet e shkollat. Moti i keq ka shkaktuar paralizë në qytet dhe kryetari i bashkisë, Majkëll Blumberg ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Mijëra fluturime janë pezulluar që kanë lënë të bllokuar në aeroporte mijëra persona. Situata nuk pritet të përmirësohet, të paktën për 2 ditët në vazhdim ku parashikohet mot i njëjtë.

Top Channel