Afganistan, shpërthim pranë ambasadës britanike

28/01/2011 12:15

Një shpërthim ndodhi në mesditë pranë Ambasadës Britanike në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, lajmëroi BBC.

Shpërthimi ndodhi ekzaktësisht në një supermarket të ndodhur përballë. Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm kamikaz apo për një rrjedhje gazi.

Të paktën gjashtë persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra u plagosën, ndërsa supermarketi vazhdon të digjet në flake.

Top Channel