Rusi, policia përballet me terroristët

27/01/2011 15:35

Policia ruse u përfshi në një shkëmbim zjarri me disa miliantë të dyshuar në krahinën jugore të Dagestanit, në një incident ku mbetën të vrarë katër persona, lajmëroi Agjensia Ruse e Lajmeve “Interfax”.

Nuk dihet ende nëse ngjarja e ndodhur jashtë një vendbanimi në Khasavjurt është e lidhur me sulmin kamikaz që shkaktoi vdekjen e 35 personave në aeroportin e Moskës, ditën e hënë.

Sipas burimeve policore, forcat e shtetit hapën zjarr pasi terroristët e dyshuar refuzuan të dorëzoheshin. Ata u përgjigjën gjithashtu me zjarr. Tre persona mbetën të plagosur.

Top Channel