Pakistan, burri i pret duart bashkëshortes

27/01/2011 10:10

Një burrë i provincës pakistaneze të Punjab i ka prerë duart gruas së tij se lindi për herë të katërt radhas një vajzë.

Pasi ka nxjerrë në dritë vajzën, Musarrat Bibi është mbyllur me vajzat në një dhomë të shtëpisë në një fshat të vogël pranë qytetit të Kabirwala, ku e dhunonte çdo ditë.

Pas ndërhyrjes së të afërmve të gruas, burri ka shkarkuar zemërimin e tij duke i prerë duart të shoqes, e cila është në gjendje të rëndë për jetën.

Top Channel