Mandela po kurohet për bllokim mushkërie

27/01/2011 21:50

Ish-presidenti afrikanojugor, Nelson Mandela, nuk është shtruar në spital për kontrolle të zakonshme, por pasi pësoi një bllokim në mushkëri.

Megjithatë, gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe 92-vjeçari është jashtë rrezikur për jetën, raportoi gjatë mbrëmjes “Reuters”. Mandela u shtrua mbrëmjen e djeshme në një spital në Johanesburg.

”Mandela u trajtua për një bllokim në mushkëri, por ai është në gjendje të mirë morale dhe jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi një burim brenda spitalit, pa dashur të identifikohej.

Top Channel