Koha e keqe, anulohen fluturimet Romë-Uashington

27/01/2011 13:40

Anulohen fluturimet Romë-Uashington dhe Romë-Filadelfia, ndërkohë që janë nisur nga aeroporti i Fiumicino-s fluturimet e mëngjesit për në Nju Jork dhe në Boston.

Shkak është bërë koha e keqe që ka krijuar vështirësi në qarkullimin e linjave ajrore mes Italisë dhe verilindjes së SHBA-ve.

Pasagjerët të kapur në befasi nga United dhe nga US Airways janë shpërndarë në fluturime të tjera të Continental për në Newark.

Top Channel