Jemen, mijëra kundër presidentit

27/01/2011 11:15

Mijëra persona kanë manifestuar në Sanaa, në Jemen, për të kërkuar që presidenti Ali Abdallah Saleh të largohet, pas 32 vitesh në pushtet.

“Presidenti tunizian është larguar pas 20 vjetësh, 30 në Jemen janë të mjaftueshme”, kanë shkruar manifestuesit.

“Jo rinovimit të mandatit, jo transmetimit të trashëguar të pushtetit”, kanë përsëritur ata.

Presidenti Ali Abdallah Saleh është rizgjedhur në shtator të 2006-s për një mandat të ri 7 vjeçar.

Top Channel