Itali, një tjetër minorene akuzon Berlusconi-n

27/01/2011 15:05

Një vajzë 18-vjeçare është përfshirë në dosjen e skandaleve seksuale me të mitura të Kryeministrit Italian Berlusconi, bënë të ditur mediat e vendit gjatë mesditës.

E quajtur Iris Berardi dhe e njohur nga policia si një prostitutë, e reja pretendon se ka patur kontakte seksuale me 72-vjeçarin, gjatë një feste private, përpara se të mbushte 18-vjetorin.

Berlusconi ishte vënë më parë në akuzë për marrëdhënie me një minorene me origjinë marokene. Kryeministri Italian është mbrojtur nga akuzat duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.

Top Channel