Irak, autobombë, 35 të vdekur

27/01/2011 13:25

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 65 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Bagdad pas shpërthimit të një autobombe.

Atentati ka ndodhur në një tendë ku një familje shiite ishte duke marrë ngushëllimet për vdekjen e një të afërmi.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Shëndetësisë.

Top Channel