Hetimi amerikan, kriza e 2008-s e evitueshme

27/01/2011 21:00

Një hetim amerikan fajësoi politikanët, bankierët dhe rregullat e dobët për krizën financiare të vitit 2008, e cila ishte tërësisht e shmangshme, u bë e ditur nga një komision hetimor amerikan gjatë ditës.

Në raport evidentohej se bankat ndërmorrën rreziqe financiare shumë të mëdha dhe injoruan rregulla të rëndësishme. “Kriza ishte një rezultat i gabimeve njerëzore dhe i mungesës së veprimit”, shkruhej në raport.

”Drejtuesit financiarë të kompanive private dhe sektorit publik injoruan sinjalet e shumtë dhe nuk kuptuan në kohë rreziqet që po lindnin nga abuzimi me një sistem jetik për mirëqënien e amerikanëve”.

Top Channel