Hague mbërrin në Siri

27/01/2011 01:20

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague mbërriti në Siri ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare 2 ditore.

Zyra e Ministrisë së Jashtme britanike njoftoi se Hague do të ketë takime me zyrtarë të lartë sirianë, përfshirë edhe presidentin Bashar al-Assad me të cilët do të diskutojë një sërë cështjesh, si procesin e paqes në Lindjen e Mesme, programin bërthamor të Iranit dhe situatën politike në Liban.

Kjo është vizita e parë e një britaniku në rang të tillë pas asaj të David Milliband i cili vizitoi Damaskun në vitin 2008.

Top Channel