Gjermania pret fondin për AIDS-in

27/01/2011 15:20

Gjermania vendosi të pezullojë fondin e saj për 200 milion eurosh në luftën botërore kundër AIDS, tuberkulozit dhe malarjes, pas akuzave për korrupsion në organizatën përgjegjëse të Fondit Global, lajmëroi sot e përditshmja “Die Welt”.

Gjermania është donatori i tretë më i madh në projektin e OKB-së, që çdo vit ka një buxhet prej 20 miliard. Përpara disa ditësh, media raportoi se destinacion i disa milardë dollarësh është i paqartë.

Fondi Global u përgjigj duke thënë se bëhet fjalë për një shumë shumë më e vogël se ajo e pretenduara, ndërsa theksoi se është duke hetuar mënyrën se si janë përdorur të gjithë fondet e saj.

Top Channel