Franca nuk do të lejojë zhvlerësimin e euros

27/01/2011 15:40

Franca dhe Gjermania nuk do të lejojnë që monedha e përbashkët euro të zhvlerësohet, deklaroi presidenti francez Nicolas Sarkozy në mesditë, në forumin ekonomik të Davosit, Zvicër.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se pavarësisht krizës greke, irlandeze dhe gjendjes së vështirë në Portugali, e ardhmja e monedhës euro dhe e Bashkimit Europian është e sigurt dhe e qëndrueshme.

”Ju siguroj se unë dhe kancelarja Merkel nuk do t’i kthejmë kurrë shpinën euros. Nuk do të lejojmë kurrë që monedha jonë të zhvlerësohet”.

Deklaratat e Sarkozy-së rrisin spekulimet për mundësinë e krijimit të një fondit të përbashkët franko-gjerman, që do të përdoret për t’i dhënë hua vendeve të rrezikuara në të ardhmen.

Top Channel