El Baradei: I habitur me pozicionin e Clinton

27/01/2011 10:40

“Jam habitur dhe i çoroditur nga fjalët e Hillary Clinton, e cila e ka cilësuar qeverinë e Kajros si të qendrueshme”.

Kështu është shprehur Mohammed Mustafa El Baradei, ish drejtor i ANEB dhe lideri i një prej formacioneve të opozitës egjiptiane, në një letër të Daily Beast.

“Çfarë donte të thoshte me të qendrueshme dhe me çfarë çmimi? Qendrueshmëria e 29 viteve të ligjeve të emergjencës me një fuqi të jashtëzakonshme, një parlament që është pothuajse një falsitet, një gjykatë që nuk është e pavarur”, shkruan ai.

Top Channel