Braziliani mbylli gruan në qilar për 8 vjet

27/01/2011 21:55

Një 64-vjeçar u arrestua sot pasi ka mbajtur të kyçur në një qilar në errësirë gruan e tij për tetë vitet e fundit, raportoi televizioni “O Globo” gjatë mbrëmjes.

Joao Batista Groppo u arrestua pasi gruaja e tij 40-vjeçare, Sebastiana, u gjet në një qilar të errët dhe të pisët, gjatë një kontrolli të inspektores së policisë Jaqueline Barceloes Coutinho.

E dashura e Groppo-s, Maria Furquim, u arrestua gjithashtu për bashkëpunim në këtë krim të ndodhur në një lokalitet 80 kilometra larg Sao Paolos.

Top Channel