BE bllokon hyrjen e presidentit Lukashenko

27/01/2011 20:55

Bashkimi Europian vendosi të pezullojë hyrjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, në hapësirën e përbashkët europiane dhe të ngrijë të gjithë asetet e tij, lajmëroi BBC gjatë mbrëmjes.

Kjo masë është marrë si rrjedhojë e zhvillimit të parregullt të zgjedhjeve në Bjellorusi. Të njëjtat masa janë marrë edhe për 160 zyrtarë të tjerë të lartë të autoriteteve të Minskut.

Lukashenko fitoi mandatin e tij të katërt si president i vendit, më parë gjatë dhjetorit, në një proces të parregullt, pas të cilit lidera të opozitës dhe shumë protestues u arrestuan.

Top Channel