Australi, qeveria prezanton taksën e përmbytjeve

27/01/2011 04:45

Kryeministrja e Australisë njoftoi hyrjen në fuqi të taksës më të re, atë të të përballimi të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet më të fundit që goditën vendin.

Julia Gillard deklaroi se taksa, e cila do të aplikohet për vetëm 12 muaj, do të ndihmojë për lehtësimin e dëmit të shkaktuar nga përmbytjet që deri më tani janë vlerësuar në rreth 5.6 miliard dollarë.

“Ne nuk do të lëmë për nesër një vendim a veprim të cilin mund ta ndërmarrim sot”, tha kryeministrja Gillard në konferencën për shtyp, ku njoftoi edhe taksën e re duke bërë të ditur gjithashtu se sipas statistikave edhe përqindja e rritjes ekonomike do të përgjysmohet.

Më shumë se 30 persona humbën jetën nga përmbytjet e fundit në Australi, ndërkohë që mijëra kilometra tokë u gjend nën ujë.

Top Channel