Toyota kthen mbrapsht 1,7 milion makina

26/01/2011 15:35

Marka japoneze e prodhimit të automjeteve, Toyota, njoftoi gjatë ditës se do të rikthejë për riparime 1,7 milion makina kudo në botë, si pasojë e ekzistencës së dyshimeve për rrjedhjeve në serbator.

Rreth 1,2 milion ekzemplarë do të rikthehen në Japoni dhe 421 mijë nëpër botë, kryesisht mjete të modeleve Avensis dhe Lexus. Ministri i Transportit në Japoni bëri të ditur se të çara të vogla mund të shfaqet në serbatoret e mjeteve pas pak kohe dhe kjo mund të çojë në rrjedhje nëse nuk trajtohet.

Asnjë aksident nuk është regjistruar deri tani. Në Japoni janë raportuar 140 raste me këtë problem.

Top Channel