Shpërthimi në Moskë, shkarkohen zyrtarët

26/01/2011 15:50

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka firmosur shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë, për paaftësinë e tyre në zbulimin dhe parandalimin e sulmit terrorist në aeroportin moskovit të Domodedovo-s, raportuan mediat ruse gjatë ditës.

Medvedev tha se ata që nuk kanë bërë punën e tyre siç duhet do të ndëshkohen. Rusia është duke mbajtur një ditë zije kombëtare sot, për 35 viktimat e atentatit kamikaz të ditës së hënë.

Televizionet kanë ndërprerë programet argëtuese, ndërsa shërbimet funerale po mbahen në disa kisha të kryeqytetit. Një listë e plotë e viktimave dhe 116 të plagosurve u botua më parë gjatë ditës nga autoritetet.

Top Channel