Obama: Ekonomia, është momenti “Sputnik”

26/01/2011 03:50

Shtëpia e Bardhë ka bërë publike pjesë nga fjalimi që presidenti Obama do të mbajë para amerikanëve për “Gjendjen e Unionit”.

Në raportin tij Obama nënvizon rinisjen e rritjes ekonomike, 2 vjet nga recesioni më i madh që ka prekur SHBA-në që nga vitet 1930. Obama vlerëson se tashmë ka ardhur momenti i Shteteve të Bashkuara, për t’u rikthyer sërish në majë. Momenti “Sputnik”, e quajti ai, duke iu referuar pikës së kthesës në betejën për hapësirën mes SHBA-së dhe Rusisë.

Pikërisht pas “Sputnik”, SHBA do të avanconte në teknologjinë hapsinore duke e lënë mbrapa ish-rivalin komunist.

Top Channel