Bleu një kishë të braktisur për 40 mijë euro dhe e ktheu në shtëpinë e ëndrrave, dizajnerja amerikane : Ka vrima sa madhësia e një njeriu
Presidenti rus Dmitri Medvedev ka sulmuar autoritetet e aeroportit të Moskës për mungesën e masave të sigurisë.
Ai paralajmëroi se do të ketë ndëshkime nëse hetimi do të nxjerrë se ka patur neglizhencë. Medvedev foli për nevojën e një sistemi të ri masash, njësoj si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takimin me zyrtarët e sigurisë federale, Medvedev urdhëroi gjetjen e përgjegjësve që fshihen pas sulmi që la 35 të vdekur dhe 110 të plagosur, nga të cilët 15 në gjendje të rëndë.
“Në Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ka shumë pika kontrolli, ka një kontroll të plotë të pasagjerëve dhe të bagazheve. Ata e kanë zgjidhur. Rregullisht rrisin nivelin e alarmit e më pas zbatojnë sistemin e detektorëve. Kërcënimi nga territori në vendin tonë është shumë më i lartë se sa në SHBA, ndaj ne duhet të zbatojmë një sistem më të fortë të zbulimit”, tha Medvedev.
Top Channel