Liderat në Davos: Realitet i ri botëror

26/01/2011 16:00

Udhëheqësit më të rëndësishëm të botës theksuan “realitetin e ri” me të cilin përballet planeti, gjatë forumit ekonomik që po zhvillohet në Davos, gjatë punimeve të ditëve të sotme.

Pavarësisht se pasiguria në botë është veçuar si një faktor që minon të gjithë lëvizjet ekonomike, takimi i përvitshëm pritet të zhvillohet në një frymë shumë më optimiste në krahasim me më parë, ndërsa janë të shumtë ata që presin që viti 2011 të sjellë një bum në rritjen ekonomike.

Një sondazh paralel zbuloi se besimi i biznesit është pothuajse po aq i lartë sa përpara fillimit të krizës financiare në 2008-n. Në Davos pritet të deklarohet një strategji e re shpenzimesh nga presidenti Obama dhe një politikë e re për eurozonën, e udhëhequr nga Gjermania.

Ndërkohë, presidenti rus Medvedev, mbërriti në fshatin zviceran gjatë mesditës, pasi vonoi mbërritjen e tij në samit për shkak të sulmit terrorist në aeroportin kryesor të vendit.

Top Channel