Kolumbi, 20 minatorë shpallen të vdekur

26/01/2011 20:40

Një shpërthim në një minierë në veri të Kolumbisë shkaktoi vdekjen e 20 punëtorëve, të cilët deri disa orë më parë figuronin si të bllokuar nën tokë, raportoi gjatë mbrëmjes Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”.

Aksidente të ngjashme nuk kanë qenë të rralla në eksportuesin e pestë më të madh të qymyrit në botë, edhe pse ky është një prej rasteve më tragjikë. Shpërthimi ndodhi nga kontakti me një xhep gazi metan.

”Mund të konfirmojmë vdekjen e 20 personave dhe gjashtë të plagosurve. 16 persona të tjerë janë ende të bllokuar në rënoja dhe nuk kemi informacion për gjendjen e tyre”, deklaroi një zyrtar, i cili pranoi se bilanci tragjik mund të vazhdojë të rritet.

Top Channel