Karzai: Ndërhyrjet e huaja, problem serioz

26/01/2011 20:25

Presidenti afgan, Hamid Karzai, inaguroi seancën e parë të parlamentit të ri, duke i dhënë fund disa jave pasigurie politike, por akuzoi perëndimin për “ndikimin e tij” në situatën e krijuar, raportoi “Associated Press”.

Ngjarja ndodhi gjatë pasdites me orën shqiptare, në kryeqytetin afgan Kabul. Diplomatët perëndimore e konsideruan si një “ditë të madhe” për Afganistanin, por nga përbërja e parlamentit, besohet se Karzai do ta ketë më të vështirë se kurrë që të drejtojë vendin.

”Gjatë procesit zgjedhor u përjetuan probleme serioze në mbrojtjen e votës së njerëzve nga mashtrimet dhe ndikimit ndërkombëtare”, deklaroi Karzai. “Ne duhet të afganizojmë institucionet e këtij vendi. Pa dyshim, zgjedhjet e ardhshme që do të realizojnë afganët do të jenë më pak të kushtueshme dhe më transparente”.

Top Channel