Itali, ngushtohet laku rreth Berlusconi-t

26/01/2011 21:40

Prokurorët italianë që po hetojnë çështjen e Silvio Berlusconi kanë marrë lejen për të kërkuar në zyrën e një prej ndihmësve të tij më të ngushtë, raportoi gjatë mbrëmjes “Il Corriere della Sera”.

Mandati është lëshuar ndaj Giuseppe Spinelli-t, i cili drejton kompaninë e Berlusconi-t, Fininvest. Ai akuzohet se ka lëvizur paratë me të cilat Kryeministri paguante marrëdhëniet me prostitutat, disa prej të cilave minorene.

Gjykatësit e Milanos parashtruan një kërkesë në Komitetin Parlamentar, duke qartësuar nevojën për të kontrolluar në ambientet e Zotit Spinelli dhe kërkesa e tyre u aprovua.

Në 17 janar, prokurorët dërguan në Gjykatë një dosje prej 389 faqesh, ku sipas tyre, jepeshin prova të qarta të pagesave që i kishte bërë miliarderi Berlusconi prostitutave.

Top Channel