Egjipt, vijojnë përleshjet

26/01/2011 22:20

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në Egjipt.

Këtë herë objektivi i manifestuesve ka qenë selia e Partisë Demokratike egjiptiane, partia në pushtet e udhëhequr nga presidenti Hosni Mubarak.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të ndaluar masat të hynin në godinën e partisë, ndërkohë që raportohet një civil dhe një agjent policie i vdekur e dhjetra të plagosur.

Në total, që nga shpërthimi i protestave në qytetet kryesore egjiptiane kanë gjetur vdekjen 7 persona ndërkohë që autoritetet njoftojnë arrestimin e mbi 700 protestuesve.

Top Channel