Duma ruse ratifikon Traktatin Start

26/01/2011 16:30

Parlamenti rus aprovoi Traktatin Start, marrëveshjen e ratifikuar më parë në Senatin Amerikan dhe që do të shkaktojë reduktimin e armëve bërthamore në vazhdim, u raportua gjatë ditës nga BBC.

Duma ruse aprovoi në unanimitet marrëveshjen që kaloi me shumë vështirë në Senat, më parë gjatë 2011-s. Me hyrjen në fuqi të traktatit, përveçse arsenali bërthamor i vendeve me më shumë armë të këtij lloji do të kufizohet, është përcaktuar që numri i armëve të Rusisë dhe SHBA-së të vendoset në të njëjtën shifër për secilën palë, ose 1 550 të tilla.

Top Channel