Atentati, Putin: S’ka lidhje me Ceceninë

26/01/2011 21:35

Kryeministri rus Vladimir Putin ka deklaruar sot se në bazë të informacioneve të para, atentati vetëvrasës në aeroportin e Moskës nuk ka lidhje me Ceceninë.

Fillimisht për atentatin kamikaz në Domodedovo, që u mori jetën 35 personave, pista kaukaziane ishte me e privilegjuara.

Por tani hetuesit duket se kanë hyrë në një pistë që të con në Dagestan, një tjetër republikë e trazuar islamike në jug të Rusisë, dhe jo në Ceceni.

Lidhur me atentatin e së hënës, presidenti rus Dmitry Medvedev firmosi sot shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë, për paaftësinë e tyre në zbulimin dhe parandalimin e sulmit terrorist.

Top Channel