3 vjet burg për politikanin madhor skocez

26/01/2011 20:00

Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në Skoci, Tommy Sheridan, u dënua pasdite me tre vjet heqje lirie, për akuzën e dëshmisë së rreme.

Politikani 46-vjeçari u shpall fajtor në një proces të gjatë 3-muaj, ku të gjitha provat përfunduan së dëgjuari pak përpara Krishlindjeve.

Sheridan rezultoi fajtor për parashtrimin e një dëshmie të rreme në vitin 2006, në një seancë tjetër gjyqësore. Atëherë, lideri i socialistëve skocezë gënjeu, për të përvetësuar një shumë prej 200 mijë stërlinash nga “News of the World”, për prishjen e imazhit.

Gazeta pati raportuar se ai vizionte shtëpi publike, por Sheridan i hodhi në gjyq dhe pas mohimit të së vërtetës në gjyq, arriti të fitonte procesin ndaj së përjavshmes britanike.

Top Channel