SHBA, 32 vjet burg spiunit të Kinës

25/01/2011 12:55

Një inxhinier amerikan që i shiti sekrete ushtarake Kinës është dënuar me 32 vjet burg. Noshir Gowadia, 66 vjec, kishte ndihmuar në projektimin e sistemit propulsor për bombarduesin B-2.

Një gjykatë në Hauai e shpalli fajtor 66-vjecarin në muajin gusht, për kalimin e informacioneve që ndihmuan Kinën të ndërtonte një raketë “cruise” të pakapshme nga radari.

Prokurorët shpresonin për një dënim me burgim të përjetshëm, por më pas thanë se 32 vjet burg ishin më se të mjaftueshëm.

Gowadia u akuzua se kishte udhëtuar mes viteve 2003 dhe 2005 në Kinë, pikërisht gjatë kohës që po projektonte raketën “stealth”.

Thuhet se ai është paguar 110 mijë dollarë që u përdorën për të paguar hipotekën e një shtëpie luksoze në ishullin Maui.

Top Channel