Nju Jork, shmanget atentati

25/01/2011 23:15

Policia amerikane ndaloi në lagjet e Nju Jorkut një person i cili në makinën e tij kishte të gjitha materialet për ndërtimin e një bombe.

Lajmi njoftohet nga “New York Post”, sipas të cilës agjentët e policisë kanë ekzekutuar arrestimin pasi vunë re se shoferi po udhëtonte në një rrugë kundravajtje.

Pas kontrollit rutinë, oficerët zbuluan materialet për ndërtimin e eksplozivëve. Nuk bëhet me dije identieti dhe kombësia e personit të ndaluar.

Top Channel