Ki Moon mbrohet nga akuzat e HRW

25/01/2011 08:40

OKB ka mbrojtur sekretarin e saj të përgjithshëm pas akuzave të bëra ndaj tij se ka dështuar në mbrojtjen e cështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Ki Moon është kritikuar nga organizata Human Rights Watch në raportin e saj të përvitshëm, ku thuhet se ai nuk ka ushtruar sa duhet presion tek qeveritë abuzive.

Nga ana tjetër, zyra e Ki Moon e ka mohuar këtë gjë, duke deklaruar se sekretari i përgjithshëm ka përdorur si diplomacinë, ashtu edhe presionin publik për të promovuar të drejtat e njeriut.

Por HRW thotë se dëshiron që raporti i saj vjetor të tërheqë vëmendjen për dështimin e përfaqësuesve të të drejtave të njeriut dhe për ngritjen kundër qeverive abuzive.

Top Channel