Egjipt, protesta të dhunshme në Kajro

25/01/2011 19:55

Policia e kryeqytetit egjiptian të Karjos u detyrua të përdoret gaz lotsjellës dhe zjarrëfikëse për të shpërndarë një turmë antiqeveritare.

Sipas raportitmit të BBC-së, me dhjetëra mijëra persona u bashkuan në demonstrate, pas një fushate në internet për të krijuar një lëvizje të ngjashme me tunizianen.

Pas thirrjeve në internet për shpalljen e një dite revoltash, sheshi kryesor i qytetit u pushtua nga një turmë njerëzish të irrituar. Protestat në Egjipt janë në rritje, për të rrëzuar qeverinë e presidentit Hosni Mubarak, i cili drejton vendin që prej vitit 1981.

Top Channel