Çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura? Marrëveshja SHBA-Iran u shpëtua në minutat e fundit
Protesta anti-qeveritare kanë shpërthyer në Egjipt, pas një fushate të bërë në internet, të frymëzuar nga protestat politike në Tunizi.
Qindra protestues po marshojnë në rrugët e Kajros me parulla anti-qeveritare, pas thirrjes së aktivistëve për një “ditë revolte” në një faqe web-i.
Forcat e sigurisë janë vendosur në qytet, por deri tani nuk janë raportuar përleshje mes tyre dhe protestuesve.
Javët e protestave të dhunshme në Tunizi përmbysën më herët gjatë muajit presidentin Zine al Abidine Ben Ali, i akuzuar për korrupsion të tipit mafioz.
Aktivitetet në Kajro ishin koordinuar në një faqe të rrjetit social FB, të cilin e kishin klikuar dhjetëra mijëra mbështetës.
Top Channel