Sulm masiv rus mbi Ukrainën/ Digjet monumenti historik i Kievit, pesë të vdekur
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, theksoi gjatë një vizite në Meksikë mbështetjen e saj të fuqishme ndaj presidentit Felipe Calderon, në luftën e këtij të fundit ndaj karteleve të drogës.
Zonja Clinton deklaroi se “nuk ka alternativë tjetër” në përballjen me krimin e organizuar, pavarësisht se në përballjen me grupet mafioze më shumë se 15 mijë persona humbën jetën vetëm në 2010-n.
Njëkohësisht, zonja Clinton theksoi se në mënyrë që lufta të jetë e suksesshme, kartelet duhet të privohen nga armët dhe paratë që i vijnë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe autoritetet e vendit të saj duhet të bëjnë një punë më të fuqishme.
Top Channel