Clinton: Luftë karteleve të drogës

25/01/2011 08:55

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ndodhet për një vizitë në Meksikë, ku i ka shprehur mbështetjen e saj presidentit Felipe Calderon në luftën kundër drogës.

Zonja Clinton tha se nuk ka alternativë tjetër përvec përballjes me kartelet e drogës, pavarësisht rritjes së valës së dhunës, që shkaktoi mbi 15 mijë të vdekur vitin e kaluar.

Sekretarja e Shtetit ka pranuar nevojën për të ndalur fluksin e parave dhe armëve që shkojnë nga Shtetet e Bashkuara tek kartelet e drogës.

Clinton është takuar me presidentin Calderon, me të cilin ka diskutuar për cështjet e sigurisë dhe ekonomisë, ndërsa më herët takoi homologen Patricia Espinoza në qytetin Guanahuato.

“Politika e Meksikës për të luftuar klanet e drogës ishte tërësisht e nevojshme, pavarësisht kostos së lartë të gjakderdhjes”, ka deklaruar Clinton.

Top Channel