Britani, ekonomia rikthehet në recesion

25/01/2011 15:15

Ekonomia e Britanisë së Madhe është rikthyer në recesion, ndërsa ajo pësoi një rënie prej 0,5% në tremujorin e fundit të vitit 2010.

Kushtet e vështira atmosferike janë emëruar si arsyet kryesore që sollën kërtij regres, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS). Nëse moti nuk do të kishte qenë i tillë, parashikohej një rritje e ulët.

Drejtori i kësaj zyre, George Osborne, deklaroi se shifrat janë zhgënjyese, por theksoi se një tremujor i mbrapshtë nuk duhet të vendosë në dyshim masat e marra prej qeverisë, të cilat që prej një viti e gjysmë kishin rikthyer ekonominë në rritje, ndonëse modeste.

Top Channel