Britani, deputeti fajtor për zhvatje

25/01/2011 20:05

Ish-deputeti i Partisë Konsevatore në Britani, Lordi Taylor i Varvikut, u shpall fajtor për përvetësimin e 11 277 stërlinave, nëpërmjet një deklarate të rremë të shpenzimeve parlamentare.

58-vjeçari e kërkoi këtë shumë për të mbuluar lëvizjet e rreme midis shtëpisë së tij në Oksford për në Westminster, gjithashtu edhe për shpenzimet e tij të qëndrimit në Londër.

Lordi Taylor pranoi se pretendimet e rrema i kishte bërë i shtyrë nga këshilla e kolegëve. Ai është aktualisht i lirë, pasi pagoi garancinë e lirisë me kusht, por pret vendimin që mund ta mbyllë disa muaj në burg.

Top Channel