Atentati, Medvedev: Ndëshkim përgjegjësve

25/01/2011 08:00

Presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë thirrje për arrestimin dhe ndëshkimin e personave që fshihen pas atentatit vetëvrasës në aeroportin Domodedovo, ku humbën jetën 35 vetë dhe rreth 100 të tjerë u plagosën.

Medvedev ka deklaruar gjithashtu se ka pasur rrjedhje nga sektori i sigurisë, gjë që lejoi atentatorët të mbërrinin në terminalin e mbërritjeve ndërkombëtare.

Ndërkohë, autoritete lokale, të cilat kanë preferuar të mbeten anonime, kanë deklaruar se tre të dyshuar po mbikëqyreshin para sulmit. Dyshimet kryesore kanë rënë mbi rajonin rus të Kaukazit Verior.

Marsin e kaluar metroja e kryeqytetit rus u trondit nga dy kamikaze femra nga rajoni i Dagestanit, që u hodhën në erë brenda saj duke vrarë 40 persona dhe duke plagosur mbi 80 të tjerë.

Grupet militante që luftojnë në Kaukaz janë të vetëdijshme se sa e rëndësishme është për presidentin dhe kryeministrin rus siguria e shoqërisë dhe cënimi i saj është një synim kyc për ta.

Top Channel