OSBE : Dhuna përkeqëson situatën

21/01/2011 20:35

Zyra e shtypit e OSBE-së në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të kryetarit të radhës të OSBE-së, Ministrit të jashtëm të Lituanisë, Audronius Azubalis.

Ministri lituanez, kryetar i radhës i OSBE-së, u bëri thirrje të gjithëve në Shqipëri që të përmbahen nga përdorimi i dhunës, pas përleshjeve që shkaktuan disa të vdekur dhe shumë të plagosur.

“E drejta për të demonstruar – thuhet në këtë deklaratë ¬– vjen së bashku me përgjegjësinë për ta bërë këtë në mënyrë paqësore”, tha Azubalis.

“Dialogu dhe bashkëpunimi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet Shqipëria. Dhuna dhe deklaratat provokative vetëm sa e përkeqësojnë situatën”.

Kryetari i radhës i OSBE-së theksoi se organizata dhe prezenca e saj në Shqipëri do të vazhdojnë të punojnë së bashku dhe të mbështesin përpjekjet e autoriteteve, institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile të Shqipërisë për të konsoliduar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta