Shtyhet vendimi për ish prokurorin e Kavajës

19/01/2011 10:55

Gjykata e Tiranës ka shtyrë dhënien e vendimit për ish prokurorin e Kavajës, Musa Mulkurti. Vendimi do të jepet më 25 janar.

Shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore ka qenë mosformimi i trupit gjykues.

Ish prokurori akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.

Mulkurti u denoncuar nga emisioni “Fiks Fare” për afera nga familjaret e një të pandehuri.

Për vendimin ishin të interesuar dhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Top Channel