
UEFA ka zbuluar ekipin ideal të saj për vitin 2010, të përzgjedhur nga tifozët që kanë marrë pjesë në sondazhin e organizuar nga uefa.com.
Në këtë ekip bëjnë pjesë 6 futbollistë të kombëtares spanjolle: Iker Casillas, Gerard Pique, Carles Puyol, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe David Villa.
Pjesëmarrësit në sondazh zgjodhën si kapiten mbrojtësin e Barcelonës, Carles Puyol. Kapiteni i katalanasve është prezent për herë të gjashtë radhazi në këtë formacion të UEFA-s.
Si trajner i ekipit u zgjodh tekniku portugez Jose Mourinho.
Ky është ekipi ideal i UEFA-s për vitin 2010:
Iker Casillas (Real Madrid); Maicon (Inter), Gerard Pique (Barcelona), Carles Puyol (Barcelona), Ashley Cole (Chelsea); Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Xavi Hernandez (Barcelona), Wesley Sneijder (Inter), Andres Iniesta (Barcelona); Lionel Messi (Barcelona), David Villa (Barcelona).
Trajner: Jose Mourinho (Real Madrid)
Top Channel