“Golden Globe”, triumfon filmi ‘The Social Network’

17/01/2011 09:20

‘The Social Network’, filmi që tregon historinë e Mark Zuckenberg dhe FB, po fillon të bëjë gati terrenin për tu shndërruar në filmin më të mirë të vitit 2010.

Në mbrëmjen e “Golden Globe”, atë që konsiderohet si paraprirëse e çmimeve të mëdha “Oscar”, filmi fitoi 4 nga 6 nominimet, duke lënë pas filmin ‘The King’s Speech’, i cili shpëtoi nderin me çmimin për aktorin më të mirë që iu dha Colin Firth.

‘The Social Network’ mori çmimin për filmin më të mirë, regjinë më të mirë (David Fincher), skenarin më të mirë (Aaron Sorkin) dhe muzikën më të mirë.

Aktorja më e mirë u shpall Natalie Portman, për rolin e saj në filmin ‘Black Swan’.

FOTO GALERI
2/2
Natalie Portman, aktorja më e mirë

Top Channel