Lindja dhe rënia e Romës në trungjet e pemëve

15/01/2011 12:50

Një studim i hollësishëm rreth unazave brenda trungjeve të pemëve zbuloi një lidhje midis lindjes e shkatërrimit të civilizimeve të shkuara, me ndryshimet e papritura të klimës në Europë.

Zbulimi u publikua nga “Science Journal” gjatë ditës së sotme, pas punës që kërkuesit zhvilluan me sende drusore të vjetra nga 9 mijë deri në 2 500  vjet.

Befasues ishte fakti që periudhat e ngrohta përkonin me rritjen dhe lulëzimin ekonomiko-politik. Periudhat e turbullta përkonin nga ana e tyre me paqëndrueshmëri klimaterike dhe periudha të ftohti e thatësire.

”Duke parë përtej 2 500 vitesh, ka shumë shembuj në të cilat paqëndrueshmëria klimaterike pati një impakt edhe mbi historinë e njerëzimit”, deklaroi Ulf Buntgen, një paleoklimatologjist, pjestar në studim.

”Pak kohë më parë u arrit të kuptohej se cilat ishin gjurmët që shkaktonte i ngrohti dhe i ftohti në unazat që zhvillohen brenda trungut të pemës. Studimi i mëtejshëm zbuloi disa koinçidenca të befasishme mes ndryshimeve klimaterike dhe zhvillimeve politike”.

Në periudhatë e ngrohta, ku ka shumë ujë dhe ushqim për pemët, skajet e unazave të trungjeve janë më larg njëra tjetrës, ndërsa në periudhat e ftohta e me thatësirë ndodh e kundërta, skajet janë më pranë.

”Ngritja e Romës si perandori ka përkuar me një periudhë të gjatë klime të ngrohtë dhe me shira të bollshme. Përkundrazi, rënia e saj dhe periudha e sulmeve barbare që përjetoi në shekullin III, është evidentuar në rrathët e trungjeve si një periudhë e gjatë thatësire”, deklaroi Buntgen.

Top Channel