Gruaja “turpëron” Kryeministrin japonez

14/01/2011 12:45

Kryeministri japonez, Naoto Kan, është vendosur në një situatë të vështirë prej gruas së tij, e cila deklaroi përpara mediave se nëse do të rilindte përsëri, nuk do të pranonte të martohej përsëri me të.

Deklarata surprizë e gruas Nabuko, e cila u raportua gjerësisht nga mediat japoneze, erdhi në një moment shumë të papërshtatshëm, pasi sondazhet tregojnë se popullariteti i Kryeministrit është më i ulët se kurrë dhe ka rënë nën 30%.

Të dy janë bashkë që prej 40 vitesh dhe kanë tre fëmijë. Martesa e Kryeministit konsiderohej në Japoni, deri tani, si një martesë shembull për t’u ndjekur.

Gruaja dëmtoi edhe më shumë reputacionin e Zotit Kan, me një deklaratë të polemizuar: “Bashkëshorti im thotë që e urren të sulmohet në parlament, por që gjithsesi preferon më shumë këtë se sa të përfshihet në një bisedë me mua”.

Top Channel