Vodhën tregtarët, tre në pranga

13/01/2011 12:00

Tre shtetas janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa ditë më parë nën kërcënimin e armës dhe me dhunë, dy vëllezërit Adriatik dhe Ardian Burgu.

Kjo ngjarje ndodhi dy netë më parë, ku tre persona të armatosur dhe me maska, i kanë vjedhur me dhunë dy vëllezërve tregëtarë të një biznesi privat, duke i marrë atyre një shumë të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për shtetasit Agustin Bashkim Nasufi, 19 vjeç, Agim Shaban Nasufi, 18 vjeç dhe Arben Lek Gjonkola, 21 vjeç, të tre banues në Babrru.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA